MASHT: Hapet afati për aplikim për Provimin e Maturës Shtetërore përmes e-Kosova

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar të gjithë kandidatët se nga data 13 gusht 2025 ka filluar procesi i aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore – Afati i Dytë. Aplikimi bëhet vetëm përmes platformës e-Kosova dhe do të jetë i hapur deri më 22 gusht 2025. MASHT përmes një njoftimi në…

Lajme

13/08/2025 10:33

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar të gjithë kandidatët se nga data 13 gusht 2025 ka filluar procesi i aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore – Afati i Dytë. Aplikimi bëhet vetëm përmes platformës e-Kosova dhe do të jetë i hapur deri më 22 gusht 2025.

MASHT përmes një njoftimi në Facebook, ka njoftuar se aprovimi i aplikimeve nga koordinatorët e shkollave do të realizohet në periudhën 18–22 gusht 2025. Provimi i Maturës Shtetërore – Afati i Dytë do të zhvillohet më 28 gusht 2025, ndërsa rezultatet do të publikohen më 1 shtator 2025.

“Kandidatët që e kalojnë provimin do të kenë mundësinë të shkarkojnë certifikatën digjitale nga platforma e-Kosova. Provimi zhvillohet në një ditë të vetme dhe përfshin katër lëndë: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Matematikë dhe një lëndë me zgjedhje. Secila lëndë përmban 25 pyetje, gjithsej 100 pyetje. Për më shumë informata, kandidatët inkurajohen të vizitojnë platformën e-Kosova ose të kontaktojnë koordinatorët e shkollave të tyre”, ka njoftuar MASHT. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë: