MASh shpall konkurs për botimin e dëftesave, diplomave dhe dokumentacionit shkollor për tri vitet e ardhshme
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur konkurs për përzgjedhjen e operatorit ekonomik ose grupit të operatorëve ekonomikë që do të realizojnë botimin e dokumentacionit shkollor në arsimin parauniversitar për periudhën 2026/2027 – 2028/2029. Sipas njoftimit të publikuar në faqen e MASh, konkursi përfshin shtypjen dhe furnizimin e një sërë dokumentesh zyrtare shkollore, përfshirë: librin…
Lajme
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur konkurs për përzgjedhjen e operatorit ekonomik ose grupit të operatorëve ekonomikë që do të realizojnë botimin e dokumentacionit shkollor në arsimin parauniversitar për periudhën 2026/2027 – 2028/2029.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen e MASh, konkursi përfshin shtypjen dhe furnizimin e një sërë dokumentesh zyrtare shkollore, përfshirë: librin e klasës, librin amë, librin për regjistrimin e nxënësve në klasën e parë, dëftesat, librezat, diplomat, certifikatat, si dhe regjistrat e diplomave të lëshuara dhe regjistrat e certifikatave të maturës shtetërore.
Sipas njoftimit, afati për aplikim është i hapur nga 25 qershor deri më 09 korrik 2026, në orën 16:00. Aplikimet duhet të dorëzohen fizikisht në Arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.