Masat e reja ndaj Covid-19: Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura
Sporti ka marrë lajme të mira pas masave të reja të prezentuara nga Qeveria e Kosovës.
Sport
Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar sot për masat e reja, të marra kundër Covid-19.
Në këto masa shihen lehtësime të lehta. Këtu, sporti fiton shumë, pasi për sportistët do të lejohet rikthimi në palestra.
Pika 14 e masave të reja thotë se: “Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura; stërvitjet dhe garat mund të organizohen në soprtet individuale; në hapësirat e mbyllura, gjatë stërvitjeve, mund të marrin pjesë deri në 30 persona, ndërsa në organizimin e garave mund të marrin pjesë deri në 50 persona, gjithmonë duke u bazuar në manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19. Matja e temperaturës është e detyrueshme gjatë hyrjeve në objekte të mbyllura sportive si dhe në hapësirat e hapura sportive”, përcjell lajmi.net.
Sporti tashmë hap një shteg të ri, për të progresuar sa më shumë këtë edicion. /Lajmi.net/