Masa ndaj 171 ngasësve të motoçikletave në Pejë, disa prej tyre konfiskohen

Policia e Kosovës ka njoftuar se vazhduar marrjen e masave ndaj kundërvajtësve në komunikacion për rajonin e Pejës. Sipas njoftimit, forcat e rendit kanë njoftuar se plani operativ ka për qëllim parandalimin e aksidenteve, me theks të veçantë ato me mjete motorike si motoçikleta dhe katërçikleta. “Ku për këto ditë të muajit gusht (2026) ka…

Lajme

12/08/2026 16:30

Policia e Kosovës ka njoftuar se vazhduar marrjen e masave ndaj kundërvajtësve në komunikacion për rajonin e Pejës.

Sipas njoftimit, forcat e rendit kanë njoftuar se plani operativ ka për qëllim parandalimin e aksidenteve, me theks të veçantë ato me mjete motorike si motoçikleta dhe katërçikleta.

“Ku për këto ditë të muajit gusht (2026) ka kontrolluar, legjitimuar dhe më pas i ka proceduar për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion 171 ngasës të këtyre mjeteve, ku disa nga këto mjete edhe janë konfiskuar.”, thuhet në njoftim.

Drejtoria rajonale e policisë në Pejë, apelon tek qytetarët që shfrytëzojnë mjete të ndryshme për transport, të kenë kujdesin maksimal në respektim të ligjit gjegjësisht shenjave në komunikacion.