Martohen më në fund Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Çifti më i bukur e më i dashur i Hollywood-it më në fund kanë lidhur edhe kurorë pas një lidhjeje dhe fejese mjaft të gjatë.

ShowBiz

28/08/2014 16:13

Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë martuar të këtë të shtunë nëChateau Miraval në Francë në një ceremoni sekrete, një raportues i çifit ka treguar për NBC

Ata janë martuar në një ceremoni të vogël e sekrete vetëm me familjen dhe disa miq.

Para ceremonisë çifti kanë marrë licencën e martesës nga një gjykatës kalifornian, i cili gjithashtu ka udhëhequr ceremoninë në Francë.

Edhe 6 fëmijët  çiftit kanë marrë pjesë në ceremoni derisa Angelina është përcjellur deri në altar nga djemtë më të mëdhenj Maddox dhe Pax, derisa Zahara dhe Vivienne kanë hedhur petale ndërsa Shiloh dhe Knox kanë mbajtur unazat.

Ata janë bashkë tash nëntë vite, që nga xhirimet e filmit të tyre të përbashkët ‘Mr. & Mrs. Smith’ ndërsa janë fejuar në vitin 2012.