Martino: E kam zgjedhur ekipin për El Clasico

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino thotë se tashmë ka vendosur për ekipin i cili do të zbresë në fushë të dielën e arshshme, për t’u përballur me Real Madridin në El Clasicon e Santiago Bernabeut. Blaugrana e demoluan Osasunën 7:0 në Camp Nou, për të mbetur katër pikë prapa ekipit të Carlo Ancelottit, i cili…

Sport

17/03/2014 07:07

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino thotë se tashmë ka vendosur për ekipin i cili do të zbresë në fushë të dielën e arshshme, për t’u përballur me Real Madridin në El Clasicon e Santiago Bernabeut.

Blaugrana e demoluan Osasunën 7:0 në Camp Nou, për të mbetur katër pikë prapa ekipit të Carlo Ancelottit, i cili e mundi Malagan 1:0, një ditë më parë.

Mirëpo, Martino insiston se paraqitja e shkëlqyeshme e ekipit të tij ndaj skuadrës së Javi Gracias, e ka ngritur moralin e gjigantit katalunas për përballjen më të rëndësishme të sezonit.

“Unë nuk kam dyshime se si do të luajmë në Bernabeu. Performanca e sotme nuk e ndryshon mënyrën se si do të luajmë. Tashmë e kam vendosur ekipin startues për t’u përballur me Realin”, deklaroi trajneri argjentinas për të përditshmen spanjolle, Marca.

Paraqitja e së dielës erdhi vetëm disa ditë pasi katalunasit kaluan në çerekfunale të Ligës së Kampionëve, duke bërë lojë pozitive ndaj Manchester Cityt, të cilin e eliminuan nga e teta e finales.

Për këtë, Martino insiston se Barcelona po i kthehet formës, pas një periudhë të errët.

“Ne i bëmë dy ndeshje të mira, luajtëm OK, ishim seriozë. Ndeshja e parë ishte më e vështirë, pasi luajtëm me Cityn. Ne do të vazhdojmë kështu dhe të luftojmë deri në fund”, përfundoi ai.