Martinez në vend të Balotellit

Mario Balotelli është shumë afër transferimit në Liverpool. Ndërsa, Milan ka identifikuar menjëherë zëvendësuesin e tij. Rossonerët kërkojnë yllin e Portos, Jackson Martinez.

Sport

21/08/2014 12:46

Nga Anglia në Portugali, Milani është duke punuar me intensitet të lartë në treg. Mario Balotelli është shumë pranë transferimit në Liverpool dhe Rossonerët menjëherë kanë identifikuar zëvendësuesin e tij.

Gjiganti nga San Siro kërkon sulmuesin e Portos, Jackson Martinez i cili në kontratën e tij me klubin portugez ka një dëmshpërblim prej 30-33 milionë euro, ka njoftuar Gianluca di Marzio nga “Sky Sport”.

Por, palët mund të gjejnë një zgjidhje për rreth 25 milionë euro. Interesimi ende nuk është shndërruar në bisedime zyrtare, por Milani provon blerjen e Martinezit, tani objektivi kryesor për pasardhës të Mario Balotellit.