Martinez: Lewandowski është sulmuesi më i mirë në botë

Javi Martinez nuk ka kursyer lëvdatat për Robert Lewandowski.

Sport

05/06/2020 18:37

Mbrojtësi i Bayern Munich ka shprehur besimin se ylli polak është ‘9shi’ më i mirë në botë aktualisht.

Sipas Martinez, Lewa po bën sezonin më të mirë të karrierës së tij, dhe nuk ka dyshime se është më i miri.

“Ai po luan sezonin më të mirë në karrierën e tij. Gjithçka shkon në rrjetë. Ai është kafshë – më i miri 9 në botë. Shpresoj që ai të vazhdojë kështu deri në gusht”, ka thënë Martinez për ‘Marca’, transmeton lajmi.net.

“Frikë se ai shkon te Real Madrid? Jo, sepse lojtarët e mëdhenj kanë lënë Bayern dhe gjithmonë janë zëvendësuar mirë. Është e qartë se do të ishte humbje e madhe, por nuk do të ndodhë”, ka shtuar spanjolli.

Lewa është realizatori më i mirë në Evropë dhe është afër të thyej edhe rekordin në Bundesliga, që mbahet nga Gerd Muller. /Lajmi.net/