Martinelli për rinovimin e kontratës me Arsenalin: Thjesht, më duhet një laps

Gabriel Martinelli nuk e ka ndërmend që të largohet nga Arsenali. Të paktën kështu tha në një konferencë për shtyp, të organizuar në prag të ndeshjes ndaj Zurich në Europa League. Braziliani ndër të tjera tha se është i lumtur që luan për “topçinjtë”, teksa shtoi se i pëlqen gjithçka në Londër. “Jam shumë i…

Sport

03/11/2022 14:37

Gabriel Martinelli nuk e ka ndërmend që të largohet nga Arsenali.

Të paktën kështu tha në një konferencë për shtyp, të organizuar në prag të ndeshjes ndaj Zurich në Europa League.

Braziliani ndër të tjera tha se është i lumtur që luan për “topçinjtë”, teksa shtoi se i pëlqen gjithçka në Londër.

“Jam shumë i lumtur që luaj për Arsenalin. Më pëlqen gjithçka këtu, nuk e kam ndërmend të largohem”, tha fillimisht ai.

Gjithsesi, njëri nga gazetarët nuk u mjaftua me këtë përgjigje dhe e pyeti se kur do ta nënshkruante kontratën e re.

Përgjigjja e sulmuesit ishte interesante, ku tha se i duhet vetëm një laps, për ta hedhur “të zezën mbi të bardhë”.

“Më duhet vetëm një laps për ta bërë një gjë të tillë”, përfundoi ai. /Lajmi.net/