Martesë para vdekjes

13:00 | 23 Dhjetor 2013

Martesa1

Vetëm pak kohë para se të vdiste, Felix Glenny vendosi të martohet. 23 vjeçari, i diagnostifikuar me kancer, tha ‘Po’, duke u martuar në shtratin e spitalit me Cola Weller, vetëm një muaj pasi e kuptoi se ishte prekur nga sëmundja e pashërueshme, siç është kanceri. Çifti i dy fëmijëve, Ralph dy vjeç dhe Pearl […]

Vetëm pak kohë para se të vdiste, Felix Glenny vendosi të martohet. 23 vjeçari, i diagnostifikuar me kancer, tha ‘Po’, duke u martuar në shtratin e spitalit me Cola Weller, vetëm një muaj pasi e kuptoi se ishte prekur nga sëmundja e pashërueshme, siç është kanceri. Çifti i dy fëmijëve, Ralph dy vjeç dhe Pearl katër muaj, ishin protagonistë të një ceremonie emocionale, përkrah miqve dhe familjes.

“Felix tha se dëshiron të martohemi sa më shpejt që të ishte e mundur. Ishte një ditë e mrekullueshme, jam zbavitur tej mase. Ishte e jashtëzakonshme, sepse ishim mjaft të lumtur, por ishte aq emocionuese. Ishte një ditë e dashur dhe e kemi menduar gjithmonë këtë, ishte diçka perfekte. Felix ia doli të ngritej nga shtrati dhe ne shkuam në klubin social të spitalit dhe e bëmë një ceremoni dhe prifti erdhi në spital dhe na bekoi. Ishte një ditë mjaft e bukur dhe të gjithë na ndihmuan shumë. Të gjithë familjarët tanë ishin aty dhe miqtë po ashtu”, deklaroi 22 vjeçarja.

Felix ishte shtruar në ‘Medway Maritime Hospital’ pasi vuan nga kanceri, që iu shfaq në zorrën e trashë dhe u zgjerua edhe në pjesët tjera të trupit. Më 11 nëntor, ai e mori një lajm tronditës nga mjekët, që ia zbuluan tumorin në bark.

Në fillim mendohej se kanceri mund t’i hiqej, por më pas testet e treguan të kundërtën. Felix, i cili punon për një kompani të ujit, e ka vetëm edhe një vit jetë. Felix dhe Cola ishin njohur nga shoqëritë e tyre në Lower Stoke, Kent, në gusht 2010, ku edhe jetojnë tashti.

“Felix është mjaft komod për momentin. Ai vetëm dëshiron ta kalojë kohën me fëmijët, me mua dhe familjen e tij. Ai ka qenë mjaft, mjaft pozitiv dhe po mundohet të mendojë për fëmijët. Ai nuk dëshiron të duket i dëshpëruar para fëmijëve, ai nuk dëshiron t’ju tregojë atyre se çka po ndodh. Posaçërisht Ralph, i cili ka filluar ta kuptojë se babai i tij është në spital”, vazhdoi Cola.

– “Unë dhe fëmijët do të jemi në spital për ditën e Krishtlindjeve. Pearl është shumë i vogël për ta kuptuar se çka po ndodh, por Ralph po kupton diçka. Kur shkojmë për ta parë babanë e tij, ai ndihet i mërzitur. Këto do të jenë krishtlindjet e fundit për Felix me fëmijët e tij, kështu që ne duam ta bëjmë këtë sa më speciale të jetë e mundur”, përfundoi ajo.

Martesë para vdekjes

6:00 | 27 Nentor 2013

Kanceri

Kah mesi i vitit 2013, Leslie Rivera, nxënëse e shkollës së mesme nga Murrieta e Californias, SHBA, e kishte marrë vesh se ishte prekur nga kanceri. Pas diagnozave të tmerrshme, Leslie diplomoi menjëherë dhe më pas u shtrua në spital për ta nisur kurimin. Përkrah saj gjendej i dashuri Daniel Mendez, i cili e mbështeti […]

Kah mesi i vitit 2013, Leslie Rivera, nxënëse e shkollës së mesme nga Murrieta e Californias, SHBA, e kishte marrë vesh se ishte prekur nga kanceri.

Pas diagnozave të tmerrshme, Leslie diplomoi menjëherë dhe më pas u shtrua në spital për ta nisur kurimin. Përkrah saj gjendej i dashuri Daniel Mendez, i cili e mbështeti dhe e inkurajoi.

Dëshirë e Leslie, me sëmundjen që avancohej, ishte vetëm një: të martohej me Daniel. Fondacioni ‘Make A Wish’ vendosi t’ia japë mundësinë Lesliet për ta kurorëzuar këtë ëndërr, duke e ndihmuar në organizimin e dasmës. Dhe kështu, në një ceremoni përrallore, Leslie i harroi përkohësisht vuajtjet, duke u martuar me të dashurin Daniel.

Leslie dhe Daniel ishin takuar në një kamp të grupeve të anti-racizmit në tetor të vitit 2012 dhe kanë qenë të pandarë nga ajo kohë. Fatkeqësisht, asaj i ka mbetur vetëm edhe një muaj jetë dhe ata duhet të ndahen përgjithmonë.