Marrin përmasa alarmante zjarret në Delvinë të Shqipërisë: Digjet Kisha dhe 11 shtëpi në Senicë

Zjarri në zonën e Kalasë në Delvinë të Shqipërisë ka marrë përmasa alarmante duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në fshatin Senicë. Flakët, të favorizuara nga era e fortë, kanë përfshirë 11 shtëpi dhe kanë shkrumbuar Kishën 200-vjeçare të Shën Dhimitrit. Zjarrfikësit janë përpjekur ta vendosin situatën nën kontroll, por puna e tyre është vështirësuar,…

Lajme

25/07/2025 16:36

Zjarri në zonën e Kalasë në Delvinë të Shqipërisë ka marrë përmasa alarmante duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në fshatin Senicë.

Flakët, të favorizuara nga era e fortë, kanë përfshirë 11 shtëpi dhe kanë shkrumbuar Kishën 200-vjeçare të Shën Dhimitrit.

Zjarrfikësit janë përpjekur ta vendosin situatën nën kontroll, por puna e tyre është vështirësuar, infrastruktura e dobët e fshatit ka ndikuar negativisht në ndërhyrjen e shpejtë, pasi rrugët e ngushta kanë penguar hyrjen e automjeteve zjarrfikëse në afërsi të vatrave të zjarrit.

Për ndalimin e përhapjes së flakëve janë angazhuar edhe dy helikopterë, të cilët kanë operuar nga ajri që prej ditës së enjte, deri në momentin kur errësira dhe kushtet e motit kanë bërë të pamundur vijimin e ndërhyrjes ajrore.

Pavarësisht përpjekjeve, zjarri është riaktivizuar gjatë natës për shkak të erës së fortë.