Marrëveshje tjera Kosovë-Serbi
Komisioneri Europian për Zgjerim, Stefan Fule paralajmëron marrëveshje tjera në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi. Ndërsa Marrëveshjen e Prillit e vlerëson si “kthesë historike”.

Lajme
Komisioneri Europian për Zgjerim, Stefan Fule e ka kualifikuar marrëveshjen dy kryeministrave si “kthesë historike” në rrugën drejt Evropës. Në konferencën vjetore që i kushtohet Ballkanit Perëndimor, Fyle paralajmëroi se Marrëveshja e Prillit ishte vetëm e para sepse, sipas tij, Kosova e Serbia do arrijnë edhe marrëveshje tjera në të ardhmen.
Duke iu referuar procesit të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, Fule përmendi se normalizimi i raporteve me Kosovën duhet të lidhet me këtë proces, ashtu siç e njëjta duhet të vlejë edhe për procesin e stabilizim asociimit që po bëhet me Prishtinën zyrtare. Nisjen e negociatave të MSA-së, Fyle e kualifikoi si fillim të mirë.
“Serbia dhe Kosova kanë arritur një kthesë historike me marrëveshjen e tyre për normalizimin e marrëdhënieve”.
“Proceset e BE’së- negociatat për anëtarësim me Serbinë dhe ato për MSA me Kosovën- do ta mbështesin normalizimin dhe reformat e vazhdueshme”.
“Ky është një shembull i shkëlqyeshëm i tërheqjes nga BE dhe asaj se cka mund të arrihet nëse liderët politikë tregojnë kurajo dhe vision”, ka thënë Stefan Fule.