Marrëveshje Shqiptare turizmi

Marrëveshja synon organizimin e aktiviteteve të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e turizmit dhe hartimin e paketës promocionale të përbashkët. Në takimin e mbajtur më 13.01.2014 morrën pjesë Mejvis Kola, Këshilltare për çështjet e turizmit në Shqipëri, Sofiola Kotelli, Drejtore e përgjithshme e turizmit të Shqipërisë, Evis Tasellari Drejtore e marketingut dhe promocionit…

Lajme

15/01/2014 19:16

Marrëveshja synon organizimin e aktiviteteve të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e turizmit dhe hartimin e paketës promocionale të përbashkët.

Në takimin e mbajtur më 13.01.2014 morrën pjesë Mejvis Kola, Këshilltare për çështjet e turizmit në Shqipëri, Sofiola Kotelli, Drejtore e përgjithshme e turizmit të Shqipërisë, Evis Tasellari Drejtore e marketingut dhe promocionit në Agjensinë Kombëtare të Turizmit në Shqipëri, Zv.Ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Cüneyd Ustaibo, drejtues të Divizionit të Turizmit dhe ekspertë të Turizmit nga Agjensia për promovimin e investimeve dhe Këshillit të Turizmit, të cilët vlerësuan nismën për një marrëveshje bashkëpunimi mes qeverive, si një mundësi për të rritur dhe bashkërenduar nismat për promovimin e turizmit në të dy vendet.

Gjatë takimit të parë të grupit të punës me ekspertë të dy vendeve u dakordua të shkëmbehen informacione statistikore mes dy vendeve dhe të hartohet paketa rajonale e përbashkët turistike, një ofertë turistike që do ti shërbejë turistëve të të dy vendeve dhe turistëve të rajonit e  më gjerë.

Takimi teknik i rradhës do të organizohet në Tiranë, për tu finalizuar me nënshkrimin e marrëveshjes së përbashkët për zhvillimin e turizmit mes dy vendeve.