Marrëveshje për 90 milionë eurot nga Banka Botërore, Bajrami-Muratit: Mos dezinformo, ti si ministër ke dështuar t’i bësh votat për ta ratifikuar

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Financave në detyrë, Hekuran Muratit i cili tha se marrëveshja e Bankës Botërore për ti dhënë Kosovës 90 milionë euro me 0% kamatë nuk po arrihet të ratifikohet për shkak të bllokadës në Kuvend. Ai ka alarmuar se kjo marrëveshje nëse nuk ratifikohet deri në…

Lajme

23/06/2025 10:44

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Financave në detyrë, Hekuran Muratit i cili tha se marrëveshja e Bankës Botërore për ti dhënë Kosovës 90 milionë euro me 0% kamatë nuk po arrihet të ratifikohet për shkak të bllokadës në Kuvend.

Ai ka alarmuar se kjo marrëveshje nëse nuk ratifikohet deri në shtator, këto para mund t’i merren Kosovës dhe t’i ofrohen një shteti tjetër, shkruan lajmi.net.

E në lidhje me këtë deklarim të tij, Bajrami i ka bërë thirrje Muratit të “mos dezinformoj”.

“E para: Bllokuesit jeni ju. Me 48 deputetë, e keni ngujuar vetën dhe vendin politikisht rreth një kandidateje për kryetare të Kuvendit, për të cilën nuk i keni votat. Mos provo me ju hedhë të tjerëve përgjegjësinë për krizën që ju vetë e keni krijuar dhe po e zgjatni, se kot e ke. E dyta: Para se të flasësh për koston oportune të një kredie që si ministër ke dështuar t’i bësh votat për ta ratifikuar, pse nuk flet për qindra miliona euro grante nga BE-ja, që vendi nuk mund t’i shfrytëzojë prej dy vitesh, pikërisht për shkak të masave ndëshkuese që kanë ardhur si pasojë e qeverisjes suaj arrogante dhe destruktive”, ka shkruar Bajrami.

Derisa ka përmendur tymin e zi që po del sot nga termocentralet e KEK-ut në Obiliq, Bajrami ka pyetur Muratin se pse nuk flet për grantin e BE-së rreth 70 milionë euro për investime në KEK, kryesisht për filtrat, mjete të cilat thotë Bajrami se nuk erdhën për shkak të masave ndëshkuese të BE-së.
“E keni shkatërruar këtë vend, dhe përsëri keni fytyrë të dilni publikisht me broçkulla, duke u përpjekur të shmangni përgjegjësinë për dështimet tuaja të përditshme për me tepër se katër vjet”, ka shkruar Bajrami. /Lajmi.net/ 
Postimi i saj i plotë: