Marrëveshje Kurti-Limaj, Deliu-Kodra: Do të ishte lajm i mirë nëse do të ndodhte, qytetarët po vuajnë për shkak të paaftësisë së VV-së
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra para Kuvendit të Kosovës ka thënë se PDK nuk ka arritur të diskutoj për vendimin e fundit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit. “Ka pas zhvillime të shumta dhe përgatitjet për zgjedhje lokale, dhe ka qenë e pamundur që konkretisht të kemi qartësi lidhur me këtë kërkesë të Presidentes.…

Lajme
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra para Kuvendit të Kosovës ka thënë se PDK nuk ka arritur të diskutoj për vendimin e fundit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.
“Ka pas zhvillime të shumta dhe përgatitjet për zgjedhje lokale, dhe ka qenë e pamundur që konkretisht të kemi qartësi lidhur me këtë kërkesë të Presidentes. Por është shumë e rëndësishme që Kosova tashmë po afrohet rreth përmbylljes së afatit 30 ditor të Gjykatës Kushtetuese prandaj presim që në këto seanca të fundit do të jetë edhe një seancë e fundit për të përmbyllur këtë cikël të rëndë të 52 herë të mbajtur të seancave të Kuvendit. Besoj shumë se në një moment ku jemi, vetë veprimet e fundit të autoriteteve serbe të arrestimit të ish ushtarëve të UÇK por edhe situata politike e rëndë kërkon që Kosova ti ketë sa më herët institucionet e saj”, ka thënë Deliu Kodra.
Ajo ka thënë se çdo vonesë, do të jetë në dëm të Kosovës.
Në lidhje me një marrëveshje Kurti-Limaj, ajo ka thënë se nëse ndodh do të ishte një lajm i mirë.
“Do të ishte lajm i mirë nëse do të kishte lajm për formimin e institucioneve, Kosova dhe qytetarët e saj po vuajnë për shkak të paaftësisë së Lëvizjes Vetëvendosje për t’i dhënë rrugë krijimit të institucioneve të reja. Unë nuk mund ti komentoj cilat do të jenë marrëveshjes, por është shumë e rëndësishme që ky epilog i rëndë të zgjidhet”, ka thënë Deliu-Kodra. Lajmi.net/