Marrëveshje interesante: Bayerni do të fitojë 1.25 milionë euro në vit, nëse Lewandowski shënon 25 gola
Bayern Munich do të fitojë 1.25 milionë euro në vit nga Barcelona, në rast se Robert Lewandowski arrin t’i shënojë 25 gola. Kështu të paktën raporton BILD.sport, sipas të cilëve ky dakordim është arritur menjëherë pasi kanë arritur marrëveshje për çmimin e lojtarit, transmeton lajmi.net. Futbollisti është duke kaluar nëpër një formë fantastike, pasi deri…
Sport
Bayern Munich do të fitojë 1.25 milionë euro në vit nga Barcelona, në rast se Robert Lewandowski arrin t’i shënojë 25 gola.
Kështu të paktën raporton BILD.sport, sipas të cilëve ky dakordim është arritur menjëherë pasi kanë arritur marrëveshje për çmimin e lojtarit, transmeton lajmi.net.
Futbollisti është duke kaluar nëpër një formë fantastike, pasi deri më tani numëron plot 18 gola në të gjitha garat.
Për t’u aktivizuar ky shpërblim ndaj bavarezëve, polakut i duhen të paktën edhe shtatë gola, kur dihet se kanë kaluar vetëm 11 xhiro sezonale.
Mbetet të shihet se ku do të ndalet sulmuesi, sa u përket golave të shënuar. /Lajmi.net/