Marrëveshja për Tchouameni më afër se kurrë – vazhdojnë negociatat mes Real Madrid dhe Monaco

Aurelien Tchouameni me shumë gjasë do të jetë lojtar i Real Madridit.

Sport

30/05/2022 16:02

Skuadra kampione e Evropës, Real Madrid synon të përforcojë repartin e mesfushës.

Një nga emrat që pëlqehet më së shumti – jo vetëm nga ta – është ai i Aurelien Tchouameni.

Sipas raportimeve të ‘RMC Sports’, Real Madrid dhe Monaco shumë shpejtë do të arrijnë një marrëveshje. Ajo është më afër se kurrë, përcjell lajmi.net.

Tchouameni shihet si një nga mesfushorët më premtues në futbollin evropian dhe në garë për të janë edhe skuadra si Liverpool e PSG.

Duket se lojtari joshet më shumë nga ‘Mbretërit’. /Lajmi.net/