Marrëveshja Kolektive e përballueshme për Qeverinë

Ministri i Punës, Nenad Rasic thotë se Qeveria e ka rregulluar në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve koston për Marrëveshjen Kolektive. Ai thotë se kostoja vjetore do të jetë 23-24 milionë euro. Inspektoriati i punës do të ketë më shumë punë tash.

Lajme

20/03/2014 08:32

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rasic, thotë se Kontrata Kolektive do të kushtoj rreth 23-24 milionë euro në vit.

Në një intervistë dhënë për “Tribuna”, Rasic thotë se nuk do të ketë implikime buxhetore për të zbatuar këtë marrëveshje sepse Qeveria e ka rregulluar këtë çështje.

“Kostoja e implementimit të marrëveshjes kolektive për Qeverinë është 6.3 milionë euro, ndërkaq parashihet që bizneseve private do t’u kushtojë 17 milionë euro. Kostoja në tërësi vjetore pritet të jetë rreth 23-24 milionë euro”.

“Jo, sa i përket anës së Qeverisë. Këtë e kemi rregulluar së bashku me Ministrin e Financave dhe kjo nuk do të jetë ndonjë sfidë për ne. Ne kemi rregulluar tash dhe po ashtu është rregulluar me Konizën Afatmesme të Shpenzimeve”.

Ministri Rasic thotë se marrëveshja kolektive duhet të zbatohet nga të gjithë, si në sektorin publik po ashtu dhe në atë privat.

Ai thotë se tash Inspektoriati i punës do të ketë më shumë punë, por se nëse nuk zbatohet kjo marrëveshje nga ndonjë kompani parashihen dhe gjoba.

“Marrëveshja kolektive duhet të zbatohet nga të gjithë punëmarrësit, qoftë në kompanitë publike ashtu edhe në ato private”.

“Inpektoriati i punës do të ketë shumë më shumë punë në ditët në vijim, sepse fillimisht jemi të obliguar t’i njoftojmë të gjithë punëmarrësit me marrëveshjen kolektive, ngase ndonjëherë ndodh që ata nuk janë të njoftuar edhe pastaj do të inpektohen rreth implementimit të kësaj marrëveshjeje”.

“Nuk e shoh se do të ketë sfidë të veçantë zbatimi i marrëveshjes.

“Ligji parasheh gjoba”, tha për “Tribuna”, Nenad Rasic.