Marrëveshja Hamas-Izrael, Begaj: Trump, përkushtim në arritjen e procesit historik për paqen

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, përshëndeti sot marrëveshjen Izrael-Hamas të shpallur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump. Begaj e vlerësoi këtë arritje, që është faza e parë e planit të Presidentit Trump për paqen, si një “hap të rëndësishëm drejt paqes së qëndrueshme dhe të drejtë, ndërprerjes së armiqësive dhe…

Lajme

09/10/2025 11:21

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, përshëndeti sot marrëveshjen Izrael-Hamas të shpallur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump.

Begaj e vlerësoi këtë arritje, që është faza e parë e planit të Presidentit Trump për paqen, si një “hap të rëndësishëm drejt paqes së qëndrueshme dhe të drejtë, ndërprerjes së armiqësive dhe lirimit të pengjeve”, shkruan ATSH.

“Vlerësoj rolin e Presidentit Donald J. Trump për kontributin dhe përkushtimin e tij në arritjen e këtij procesi historik për paqen. Besoj se dialogu dhe mirëkuptimi mbeten rruga e vetme drejt një të ardhmeje të qëndrueshme në rajonin e Lindjes së Mesme”, tha Begaj.

Izraeli dhe organizata militante palestineze “Hamas” arritën një marrëveshje mbi fazën e parë të një plani paqeje për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës.