Marrëveshja afër me Cityn, Cristiano Ronaldo i ofrohet edhe Manchester Unitedit

Mediumi "Foot Mercato" raporton se Manchester United ka shansin për të rikthyer në skuadër Cristiano Ronaldon, pasi rivali lokal Manchester City është duke punuar që ta kompletojë transferimin e portugezit.

Sport

26/08/2021 22:09

Marrëveshja mes Cityt dhe Ronaldos është arritur, derisa agjenti Jorge Mendes është duke provuar të gjejë marrëveshje me Juventusin që ta lejojë lojtarin të largohet falas, transmeton lajmi.net.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano zbulon se Juventus kërkon 28 – 30 milionë euro, por “Qytetarët” nuk duan të shpenzojnë para.

Ronaldo është duke kërkuar me ngulm largimni nga Torino, ngase kërkon një skuadër që të garojë për Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, tani edhe United ka mundësinë që të transferojë Ronaldon, edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare.

Nuk ka dyshim që Ronaldo do ishte ndër lojtarët që do t’i përshtatej skuadrës së Pep Guardiolas dhe ndoshta ideali që t’iu ndihmojë të fitojnë Ligën e Kampionëve.

City që disa vite ka provuar të fitojë këtë trofe, por assesi nuk ia kanë dal, derisa vjet ishin deri në finale, ku u mposhten nga Chelsea./Lajmi.net/