“Marrë t’koft Albin që nuk u ndale” – Arianit Koci thotë se Kurti po frikësohet pasi nuk u ndal të flas me të jashtë Kuvendit

Avokati Arianit Koci sot ka protestuar para Kuvendit të Kosovës duke i kërkuar përgjegjësi deputetëve të Kuvendit të Kosovës për moskonstituimin e tij. Ai ka tentuar të marr një përgjigje për këtë bllokadë edhe nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti por ai nuk u ndal. Koci i ka thënë “marre” Kurtit pasi nuk u ndal.…

Lajme

09/06/2025 12:34

Avokati Arianit Koci sot ka protestuar para Kuvendit të Kosovës duke i kërkuar përgjegjësi deputetëve të Kuvendit të Kosovës për moskonstituimin e tij.

Ai ka tentuar të marr një përgjigje për këtë bllokadë edhe nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti por ai nuk u ndal.

Koci i ka thënë “marre” Kurtit pasi nuk u ndal.

“Me hy në Kuvend përmes dyerve të garazhës së Kuvendit, e me dalë i rrethuar me 20 policë – vërtetë nuk ka kuptim! A unë qenkam ai që po të rrezikoj, a? Unë, që po të pres me pyetje – me kërkesë për sqarim: 29 herë – Kuvendi pa zgjidhje? Pse? Hajgare me popull a? Në vend që të ballafaqohesh – po futesh fshehurazi, e po del i mbrojtur si me qenë në rrezik lufte. Kjo është frikë, jo përgjegjësi. Lideri nuk ikë. Lideri del përballë”, ka shkruar Koci. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: