Marotta nuk e mohon transferimin e Dybalas
Inter në verë do provojë të transferojë yllin e Juventusit, Paulo Dybala, në rast që ky i fundit nuk rinovon.
Sport
Argjentinasi nuk është i kënaqur me “Zonjën e Vjetër” që i ndryshuan kontratën e ofruar dhe është duke menduar largimin, në rast që klubi italian nuk e rikthen propozimin e mëparshëm, transmeton lajmi.net.
Inter është raportuar si skuadër e interesuar për Dybalan dhe këtë gjë nuk e ka mohuar drejtori Beppe Marotta.
“Kur një lojtar i rëndësisë së Dybala është në merkato, është normale që të vëzhgohet nga klubet, por kemi një kualitet të mirë në repartin e sulmit”.
“Katër sulmues, profesionalë dhe të talentuar, do të thosha se jemi në pozitë të mirë. Është inspirim për çdo klub që të monitorojnë çdo mundësi. Është detyrë”.
“Provat duhet të bëhen, por në atë repart mund të them se jemi të lumtur. Inzaghi është shumë i lumtur me sulmuesit tanë”.
Ndërkohë, raportohet se Dybala kishte marrëveshje me Juventusin për katër vite me pagë 10 milionë euro për sezon, derisa skuadra italiane e ndryshoi propozimin duke i ofruar vetëm 7.5 milionë euro./Lajmi.net/