Marotta konfirmon: Shitja e Hakimit në fazën përfundimtare

Administratori i Deleguar i Interit, Giuseppe Marotta ka konfirmuar shitjen e Hakimit.

Sport

30/06/2021 19:25

Marotta duke folur në intervistën e fundit ka konfirmuar shitjen e Achraf Hakimit.

Sipas “SkySport.it”, italiani ka bërë të ditur që shitja e Hakimit është në fazën përfundimtare dhe është vetëm çështje kohe zyrtarizimi i tij.

“Shitja e Hakimit është në fazën përfundimtare”, tha ai.

“Në ditën e ardhshme do të duhet të jetë mbyllur transferimi”, tha Marotta.

“Duam të mos shesim njëherë lojtarë të tjerë, kur Hakimi do të jetë i PSG-së atëherë do të marrim frymë pak”, përfundoi Beppe Marotta./Lajmi.net/