Marko Simonovski vazhdon qëndrimin te Drita

Marko Simonovski ka arritur marrëveshje me Dritën për ta vazhduar kontratën edhe për një vit.

Sport

07/06/2022 21:47

Lajmin e bëri të ditur vetë Drita përmes një njoftimi në rrjetin social, Facebook, transmeton lajmi.net.

Simonovksi ka shënuar 18 gola gjatë sezonit që lamë pas në të gjitha garat, performancë kjo që i bindi drejtuesit gjilanas për të vazhduar bashkëpunimin me lojtarin.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Dritës.

 

Simonovski vazhdon me DRITËN
FC DRITA dhe sulmuesi ynë, Marko Simonovski kanë arritur marrëveshje për të vazhduar bashkëpunimin +1 vjet.
Simonovski ka shënuar 18 gola në tri kompeticionet me klubin tonë në edicionin që lamë pas.
Marko Simonvski bëhet kështu sulmusi më i sukseshëm në dekadën e fundit te FC DRITA, ku brenda një edicioni arrin të shënoj 18 gola.
So sreka, Simonovski
FC DRITA. /Lajmi.net/