Mark Zuckerberg thotë se Apple tani është duke i bërë konkurrencën më të madhe
Shefi ekzekutiv i Facebook ka folur rreth konfliktit me Apple.
Auto & Tek
Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg ka folur rreth fitimeve që kanë pasur në 4 mujorin e fundit, duke iu adresuar kompanisë Apple për ndryshimet e privatësisë që do të vijnë në pranverë, dhe ka thënë se e sheh Apple si një prej konkurrentëve më të fortë, shkruan lajmi.net.
Kjo vjen pasi që Apple ka vendosur të përditësoj softuerin e pajisjeve Apple në atë mënyrë që Facebook të detyrohet të kërkoj konsent për tu qasur në të dhënat personale të përdoruesit.
Industria e marketingut online varet plotësisht nga kjo qasje në të dhënat personale, në atë mënyrë që të përshtatë marketingun në bazë të përdoruesit.
Facebook, i cili ka thuajse të gjitha të ardhurat nga marketingu online që bëhet në këtë aplikacion ka folur shumë për të kundërshtuar Apple në lidhje me ndryshimet që kanë paralajmëruar t’i bëjnë.
Ata thonë se kjo do të rrezikoj shumë biznese të vogla që varen plotësisht nga marketingu i personalizuar.
Zuckerberg në komentet e tij ka sugjeruar se Apple po e përdorë këtë situatë për të promovuar shërbimet e veta si iMessage, që është konkurrent i Messenger nga Facebook dhe WhatsApp, që është nën pronësinë e Facebook.
Ai e ka përmendur përsëri, që Apple nuk është duke e bërë këtë për të mbrojtur përdoruesit por për përfitime të veta. Ky konflikt mes tyre është duke vazhduar që prej ditës që Apple ka deklaruar rreth ndryshimeve të privatësisë. /Lajmi.net/