Mark Zuckerberg e çuditë audiencën duke folur rrjedhshëm kinezisht

Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg e mahniti një audiencë në Kinë pas një bisede që e bëri përpara tyre në gjuhën Mandarine.

Fun

25/10/2014 20:00

Audienca në Universitetin Tsinghua në Pekin duartrokitën dhe brohoritën të ngazëllyer pasi që 30 vjeçari i përshëndeti ata duke ju thënë ‘Da jia hao?’ – që do të thotë ‘përshëndetje të gjithëve’.

Zuckerberg më pas i’u përgjigj të gjitha pyetjeve në kinezisht dhe kështu morri edhe më shumë duartrokitje, transmeton Lajmi.net.

Pasi që një person e pyeti atë se si mund të flet kinezisht kaq mirë, ai i shpjegoi se kishte tre arsye për këtë.

E para është se gruaja e tij Priscilla Chan, një mjeke që ai e martoi më 2012, është një kinezo-amerikane. Përveç që u lind në Massachusetts, familja e Chan flasin vetëm kinezisht në shtëpinë e tyre.

Zuckerberg, i cili i propozoi zonjushës Chan në gjuhën kineze, ka qenë duke e studiuar gjuhën që nga viti 2010, transmeton Lajmi.net.

Zuckerberg tha se arsyeja e tij e dytë është se ai pëlqen kulturën kineze dhe e treta është se i pëlqejnë sfidat.

‘Wo xihuan tiaozhan’, tha ai. (Më pëlqejnë sfidat)

Facebook, që vlenë $205 miliardë, ishte bllokuar në Kinë që nga viti 2009 – një bllokim që Zuckerberg padyshim është duke tentuar që ta heqë.

Videon e Markut duke folur kinezisht mund ta shihni këtu: