Mark Zuckerberg dhe rritja e filantrokapitalizmit

Deklarata e Mark Zuckerberg dhe gruas së tij, Priscilla Chan, që gjatë jetëve të tyre ata do ti dhurojnë për shkaqe bamirësie 99% të aksioneve të Facebook-ut, e që e kanë vlerën prej 45 miliardë dollarëve, ka marrë shumë komente pozitive.

Opinion

04/12/2015 10:40

Kjo është e kuptueshme.

Fakti që Zuckerberg, Bill Gates, Warren Buffet dhe një numër tjetër i miliarderëve që janë të gatshëm për ta dhuruar shumicën e pasurisë së tyre për bamirësi në vend se të ua trashëgojnë fëmijëve të tyre, është një ndikim shumë i mirë.

Vitin e kaluar, Bill & Melinda Gates Foundation, e cila është krijuar në vitin 2000, kishte dhënë grante në një vlerë prej 4 miliardë dollarëve, raporton lajmi.net.

Një numër i madh i këtyre parave kishte shkuar si ndihmesë për luftimin e sëmundjeve si HIV, malaria, polio, dhe tuberkulozi, sëmundje të cilat i mbysin me miliona njerëz në vendet e varfëra.

Zuckerberg dhe Chan gjithashtu kanë dhuruar qindra miliona dollarë për kauza të ndryshme, duke përfshirë edhe për zhdukjen e virusit Ebola.

Në letrën e fundit që këta ia kanë dedikuar vajzës së tyre të porsalindur, ata kishin cekur se e kanë hapur një organizatë ‘Chan Zuckerberg Initiative’, organizatë e re filantropike dhe e cila do të fokusohet në avancimin e potencialit njerëzor dhe promovimin e barazisë.

Zuckerberg, Gates dhe Buffett, veç asaj që janë duke marrë vëmendje për dhurimin e shumave marramendëse për kauza të drejta, ata janë duke ua dërguar edhe një mesazh të fuqishëm menaxherëve të Wall Street, oligarkëve Rus, industrialistëve Evropian, sheikëve të naftës Arab dhe krejt atyre që kanë shumë pasuri e që e mbajnë atë vetëm për vete, e nuk e dhurojnë një pjesë për kauza që kanë rëndësi.

Në vitin 2010, Gates dhe Buffet i kishin sfiduar disa nga ‘kolegët’ e tyre që janë super të pasur, për t’i dhuruar të paktën gjysmën e pasurisë së tyre për filantropi.

Që nga atëherë, më shumë se 100 miliarderë e kanë nënshkruar këtë ‘Marrëveshje Dhurimi’.

Por, disa nga njerëzit e pasur janë duke i hapur organizatat e tyre filantropike dhe po i ndjekin kauzat e tyre personale – fenomen i cili po quhet filantro-kapitalizmi.

Gjithashtu, vlen të ceket se edhe pse organizatat si ‘Gates Foundation’ e portretizojnë veten si një organizatë apolitike, pa bindje partiake, ato nuk janë komplet të larguara nga politika.

Gates Foundation, ka qenë një financues i madh i kolegjeve private, testimeve të standardizuara dhe Common Core, por ka dhuruar para edhe për shkollat publike.

Njëjtë edhe Zuckerberg një pjesë të madhe të parasë e ka dhuruar për kolegjet private, gjë që nuk vlerësohet për mirë nga kritikët e ndryshëm.

Sidoqoftë, Zuckerberg dhe Chan duhet të vlerësohen për zemërgjerësinë e tyre, por edhe Gates i cili  është ai që e ka filluar këtë trend. /The New Yorker – Në shqip nga lajmi.net