Mario i Kimit me simbole kombëtare shqiptare në plazh (Foto)

Grimeri Mario Dedivanovic është dora e djathët e yllit televiziv Kim Kardashian, i cili kujdeset për ta grimuar atë në çdo paraqitje publike.

ShowBiz

06/08/2017 09:19

Siç dihet, Mario është shqiptar, madje shumë krenar me prejardhjen e tij, gjë që e ka dëshmuar shumë herë, shkruan lajmi.net.

Së fundi, Mario ka shijuar pushimet verore, ku është ndalur për disa ditë edhe në bregdetin e Malit të Zi, në Ulqin.

Në një imazh që ka publikuar në rrjete sociale, Mario shihet i mbuluar me një peshqir që është i dizejnuar me flamurin kombëtar shqiptar. /Lajmi.net/