Marine Le Penit i ndalohet të garojë në zgjedhjet presidenciale të Francës më 2027

Politikania franceze, Marine Le Pen, u shpall fajtore për shpërdorim të fondeve evropiane, me qëllim financimin e partisë së saj të ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar. Gjykata ia ndaloi të mbajë poste publike për pesë vjet, çfarë do të thotë se ajo nuk do të mund të garojë në zgjedhjet presidenciale të Francës, më 2027.…

Bota

31/03/2025 13:13

Politikania franceze, Marine Le Pen, u shpall fajtore për shpërdorim të fondeve evropiane, me qëllim financimin e partisë së saj të ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar.

Gjykata ia ndaloi të mbajë poste publike për pesë vjet, çfarë do të thotë se ajo nuk do të mund të garojë në zgjedhjet presidenciale të Francës, më 2027.

Gjykata ia shqiptoi edhe dënimin me katër vjet burgim – dy prej të cilëve do të pezullohen.

Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse ajo do të transferohet në burg, apo do të ketë kufizime, të tilla si veshja e një etikete elektronike.

Le Pen u largua nga salla e gjyqit derisa gjyqtari lexonte dënimin.

Le Pen, së bashku me më shumë se 20 figura të tjera të larta partiake, u akuzuan për punësimin e asistentëve që punonin për partinë e saj dhe jo për Parlamentin Evropian, që i paguante.

Gjatë gjyqit vitin e kaluar, ajo mohoi se kishte kryer “parregullsinë më të vogël”.