Maresca nuk do delegohet më si arbitër në ndeshjet e Milanit

Sipas gazetës italiane “Il Corriere della Sera”, arbitri Fabio Maresca nuk do delegohet më në ndeshjet e Milanit pas situatës me Zlatan Ibrahimovic.

Sport

12/04/2021 19:16

Suedezi në ndeshjen e fundit u ndëshkua me të kuq, kur “Rossonerët” ishin duke fituar me rezultat 2 – 0, përcjellë lajmi.net.

Ibrahimovic insiston se nuk i tha asgjë arbitrit dhe pritet të jetë i suspenduar për një ndeshje.

Gazeta italiane ka raportuar se shoqata e arbitrave ka vendosur të mbajë larg Marescan për ndeshjet e Milanit për një kohë.

Gianluigi Donnarumma gjithashtu protestoi shumë kur Ibrahimovic u ndëshkua me të kuq./Lajmi.net/