Marcos Alonso pozitiv me COVID-19

Mbrojtësi i majtë i Chelsea, Marcos Alonso ka dal pozitiv me Covid-19.

Sport

05/03/2022 16:38

Marcos Alonso nuk u përfshi në listën e të ftuarve për ndeshjen e Chelseat ndaj Burnley, për shkak se doli pozitiv me Covid-19.

Ai mund të humbasë dy apo tri ndeshje për ‘Blutë e Londrës’, varësisht se sa do t`i zgjas rikuperimi spanjollit, transmeton lajmi.net.

Alonso është paraqitur 19 nga 25 ndeshjet e fundit të londinezëve që nga fillimi i sezonit./Lajmi.net/