Marcos Alonso: Luaj edhe si qendërmbrojtës nëse më thotë trajneri, dua vetëm të luaj

Marcos Alonso ka thënë se është i gatshëm të aktivizohet në secilën pozitë që i thotë trajneri. Para ndeshjes ndaj Inter, Marcos Alonso është paraqitur në konferencë për shtyp, anash trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez. Lojtari i Barcës ka thënë se dëshira e tij kryesore është të jetë në fushë, kurse për pozitën, ka thënë…

Sport

03/10/2022 20:40

Marcos Alonso ka thënë se është i gatshëm të aktivizohet në secilën pozitë që i thotë trajneri.

Para ndeshjes ndaj Inter, Marcos Alonso është paraqitur në konferencë për shtyp, anash trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez.

Lojtari i Barcës ka thënë se dëshira e tij kryesore është të jetë në fushë, kurse për pozitën, ka thënë se luan kudo që i thotë trajneri.

“Nuk do të ishte hera e parë që do të luaja si qendërmbrojtës. Dëshira ime kryesore është të luaj”, ka thënë Alonso, transmeton lajmi.net.

“Nëse trajneri mendon se është zgjidhja e duhur, atëherë luaj. Vetëm shpresoj të jem i gatshëm të luaj si startues kurdo që ai dëshiron”, shtoi spanjolli.

Marcos Alonso erdhi te Barca nga Chelsea, gjatë merkatos së verës. Lojtari ka thënë se ka filluar të adaptohet mirë me klubin e ri.

“Pak nga pak po arrij të adaptohem me skuadrën e re, trajnerin e ri dhe shokët e skuadrës. Jam i lumtur. Kjo është detyra ime, të adaptohem me ato që kërkon trajneri”, ishin fjalët e mbrojtësit të majtë.

Alonso ishte startues në formacionin e Barcës edhe kur katalanët luajtën përballë skuadrës së Bayern Munich, në kuadër të Champions League. /Lajmi.net/