Marcelo: Jemi nervozë, pasi e dimë se çfarë do të thotë të luash një finale

Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Marcelo ka folur përpara finales ndaj Liverpoolit.

Sport

27/05/2022 22:37

Kapiteni i Real Madridit, Marcelo sot doli para mediave në prag të finales së Ligës së Kampionëve kundër Liverpool. Mes të tjerave ai foli edhe për rinovimin e kontratës.

Marcelo u shpreh se ekipi i tij kanë kaluar në një sezon të mrekullueshëm.

“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu. Ne patëm një sezon të mrekullueshëm, jemi konkurrues dhe e meritojmë finalen. E njoh mirë Ancelottin prej tetë vitesh dhe jam me fat që stërvitem me të.

Ai di t’i menaxhojë lojtarët, e kupton futbollin. Të gjithë duan të luajnë , të marrin pjesë, por këtë sezon nuk kemi pasur asnjë problem. Kjo vjen nga trajneri, i cili është i qetë dhe thotë të vërtetën”.

Braziliani tutje tha se ata janë nervozë, pasi e dinë se çfarë do të thotë të luajnë në finale.

“Jemi nervozë, pasi e dimë se çfarë do të thotë të luash një finale. Siç e tha edhe Ancelotti, kur vjen ndeshjen ka edhe më shumë shqetësime”, u shpreh mbrojtësi i majtë brazilian.

Lidhur me kontratën e tij me ‘Mbretërit’ mbrojtësi tha se nuk do të tregojë këtu dhe se nuk ka nevojë për një statujë, pasi ai tashmë ka bërë histori me ekipin e tij.

“Të gjithë e dinë pasionin dhe dashurinë time për Realin, është klubi i jetës time. Kur nisa të luaja futboll Fluminense më dha gjithçka që të isha futbollist. Nuk do ta them këtu, tani. Nuk kam nevojë për një statujë, historia ime është bërë në Madrid, për mua nuk ka shumë kuptim të kem një statujë”, përfundoi braziliani.

Finalja në mes Liverpool – Real Madrid zhvillohet nesër në orën 21:00./Lajmi.net/