Marcelo i shkruan Alphonso Davies: Sytë e mi kënaqen kur të shohin ty duke luajtur
Alphonso Davies ka marrë vëmendjen e gjithë botës.
Sport
Pas paraqitjeve të mira për gjatë gjithë sezonit, Alphonso Davies sikur i ka vënë mbrëmë kapakun paraqitjeve të mira, pas performancës ndaj Barcelonës.
Mbrojtësi i krahut të majtë ka dominuar katalanët, duke u regjistruar edhe ne listën e asistuesve në fitoren 2:8.
Pas kësaj paraqitje të shkëlqyer, nuk ka munguar reagimi i Marcelo, lojtarit të Real Madrid që deri vonë konsiderohej më i miri në atë pozitë.
“Sytë e mi kënaqen kur të shohin ty duke luajtur, djalosh”, ka shkruar Marcelo në profilin e Davies në ‘Instagram’, përcjell lajmi.net.
Davies është vetëm 19 vjeçar dhe qysh tani po konsiderohet si më i miri në pozitën e mbrojtësit të majtë, së bashku me anëtarin e Liverpool, Andrew Robertson. /Lajmi.net/