Marcelo: Futbollistët me Ancelottin
Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, ka bërë të ditur se futbollistët janë me trajnerin Carlo Ancelotti, përkundër disa rezultateve të dobëta deri më tani gjatë vitit 2015.
Sport
Real Madrid ka shënuar disa rezultate të dobëta deri më tani gjatë vitit 2015.
Por, kjo nuk e ka zbehur besimin e futbollistëve ndaj trajnerit Carlo Ancelotti.
Kjo sipas fjalëve të mbrojtësit të Los Blancos, Marcelo.
“Kemi mbështetje të plotë për trajnerin Ancelotti”, deklaroi Marcelo për të përditshmen braziliane “O Globo”.
“Tani skuadra duhet ta dëshmojë se është me Ancelottin”, u shpreh ai.