Marcelo ende i pavendosur, Reali i jep këtë përgjigje
Ferland Mendy duket se do të transferohet te Reali këtë verë. Francezi mund t'i nënshtrohet testeve mjekësore të dielën me ekipin kombëtar francez që ka një ditë të lirë dhe ai do të kalojë 'Santiago Bernabeu' për 50 milionë euro.

Sport
Por ardhja e tij vë në pytje shumë gjëra, kryesisht përreth Marcelos. Braziliani do të luajë një rol dytësor në sezonin e ardhshëm dhe madje edhe nën Zinedine Zidanen, ai do të luajë rolin e zëvendësuesit të Mendyt.
Klubi ndërkohë ka vendosur t’i jap lirinë e plotë Marcelos për të vendosur rreth së ardhmes së tij, dhe brazilian do duhet të vendosë vetë për të ardhmen e tij, transmeton lajmi.net.
Ndërsa vendimi i tij është duke u pritur, e ardhmja e Sergio Reguilon mbetet gjithashtu në ekuilibër. I riu ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në Madrid, por vendimi i brazilianit do të ketë një ndikim të madh në këtë.
Gjithsesi, klubi më i afërt që mund të sigurojë shërbimet e Marcelos është Juventusi.
Shto kësaj edhe marrëdhëniet që ka futbollisti me Cristiano Ronaldon, i cili u transferua sezonin e kaluar në Torino. /Lajmi.net/