Marcelo, Bale e Isco mund ta kenë ndeshjen e fundit atë ndaj Betis

Real Madrid e luan ndeshjen e fundit në La Liga për këtë sezon kundër skuadrës së Betis.

Sport

19/05/2022 09:30

‘Los Blancos’ janë kampionët e La Liga për këtë edicion, por duhet që formalisht ta mbyllin edhe ndeshjen ndaj Real Betis.

Kjo ndeshje mund të jetë e fundit me fanellën e bardhë edhe për disa yje të madrilenëve.

Marcelo, Bale e Isco mund të luajnë ndeshjen e fundit përballë Real Betis, përcjell lajmi.net.

Gareth Bale vetëm se ka konfirmuar largimin e tij nga ‘Santiago Bernabeu’ në fund të sezonit, por në atë rrugë është edhe Isco.

Marcelo ka shprehur një dëshirë që të vazhdojë qëndrimin për të finalizuar synimin që të jetë lojtari më i trofeshëm në histori të klubit.

Nuk dihet akoma se cilat janë planet e krerëve të klubit lidhur me brazilianin. /Lajmi.net/