“Marca” zbulon klubin e Jamesit
James Rodriguez nuk do të largohet nga Real Madrid, gjatë këtij muaji.
Sport
James Rodriguez do të mbetet në Real Madrid gjatë këtij muaji pas bisedës pozitive me trajnerin Zinedine Zidane.
E përditshmja sportive madrilene “Marca” raporton se Zidane iu drejtua Jamesit me fjalët “llogaris në ty”, gjatë stërvitjes së fundit, duke mohuar spekulimet se dëshiron largimin e tij nga klubi, përcjell “lajmi.net”.
Reprezentuesi kolumbian po ashtu duket i vendosur që të qëndrojë në klub së paku deri në fund të sezonit.
James kërkohet nga klube të ndryshme evropiane përfshirë disa nga Premierliga. /Lajmi.net/