‘Marca’: Xabi Alonso do të emërohet trajner i ri i Bayer Leverkusen
Bayer Leverkusen po shqyrtojnë mundësinë të nisin bashkëpunimin me ikonën spanjolle, Xabi Alonso. Leverkusen janë në kërkim të një trajneri të ri, dhe tashmë ka disa emra që lidhen me stolin e ‘Aspirinave’. ‘Marca’ bën të ditur se Xabi Alonso do të jetë trajneri i ardhshëm i Leverkusen, përcjell lajmi.net. Ish-mesfushori i kombëtares së Spanjës…
Sport
Bayer Leverkusen po shqyrtojnë mundësinë të nisin bashkëpunimin me ikonën spanjolle, Xabi Alonso.
Leverkusen janë në kërkim të një trajneri të ri, dhe tashmë ka disa emra që lidhen me stolin e ‘Aspirinave’.
‘Marca’ bën të ditur se Xabi Alonso do të jetë trajneri i ardhshëm i Leverkusen, përcjell lajmi.net.
Ish-mesfushori i kombëtares së Spanjës pritet të zëvendësojë trajnerin Gerardo Seoane.
Xabi Alonso thuhet të ketë pranuar kushtet e propozuara nga Leverkusen dhe pritet të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri në vitin 2024. /Lajmi.net/