‘Marca’: Real Madridi ka mbyllur marrëveshjen me Mbappe

Brenda 12 ditëve të ardhshme do të mësohet e ardhmja e Kylian Mbappe.

Sport

16/05/2022 16:20

Ylli francez vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te Real Madrid, kur po shkon drejt ditëve të fundit të kontratës së tij.

Mbappe ka folur mbrëmë, duke thënë se do të zbulojë të ardhmen e tij para grumbullimit me kombëtaren e Francës – që i bie para 28 majit.

Megjithatë, ‘Marca’ insiston se e di të ardhmen e tij. Lojtari do t’i bashkohet Realit si transferim i lirë, dhe pritet të ketë një marrëveshje pesëvjeçare, përcjell lajmi.net.

Rinovimi me PSG është një opsion por duket pak i gjasshëm. Ka nga mediat që shkruajnë se Liverpool mund ta transferojë lojtarin, por kjo nuk duket aq e mundshme.

Reali ishte afër transferimit të Mbappe gjatë merkatos së kaluar, kur ofronin 180 milionë euro për të. Tani mund ta marrin falas. /Lajmi.net/