Marash Kumbulla fillon stërvitjet me grupin, pritet të rikthehet në fushë

Një ndër futbollistet më të talentuar shqiptar në Evropë, Marash Kumbulla pritet që të rikthehet së shpejti në fushën e gjelbër. Shtatë muaj më parë Kumbulla pësoi një lëndim të rëndë në ligamnetet e gjurit dhe që nga ajo kohë ai ka qenë jashtë fushave të blerta Qendërmbrojtësi shqiptar po e kalon gradualisht lëndimin dhe…

Sport

06/12/2023 15:04

Një ndër futbollistet më të talentuar shqiptar në Evropë, Marash Kumbulla pritet që të rikthehet së shpejti në fushën e gjelbër.

Shtatë muaj më parë Kumbulla pësoi një lëndim të rëndë në ligamnetet e gjurit dhe që nga ajo kohë ai ka qenë jashtë fushave të blerta

Qendërmbrojtësi shqiptar po e kalon gradualisht lëndimin dhe ka përparime.

Ditën e sotme ai i është bashkuar grupit të futbollistëve të Romës në stërvitje për herë të parë që prej lëndimit të pësuar.

Kumbulla ka stërvitur si pjesa tjetër e skuadrës, megjithatë ai vështirë se do të grumbullohet nga Jose Mourinho për ndeshjen ndaj Fiorentinës që Roma e zhvillon në fundjavë.

Mediat italiane megjithatë kanë raportuar se qendërmbrojtësi shqiptar do të kthehet të luaj në fushë brenda këtij viti, ku Roma do t’i zhvilloj edhe pesë ndeshje.

23-vjeçari mund të ketë minuta të enjten e ardhshme kur Roma luan me Sheriff Tiraspolin në një ndeshje pa shumë presion pasi Giallorosët kanë siguruar kalimin nga grupi i Ligës së Evropës.

Gjithsesi ky është një lajm i mirë edhe për Kombëtaren e Shqipërisë, me trajnerin Sylvinho që do ta ketë Kumbullën të gatshëm për Kampionatin Evropian, Euro 2024.