Maqedonia s’mund të bëhet anëtar i BE-së pa respektuar Marrëveshjen e Ohrit
Ermira Mehmeti, deputete e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Parlamentin e Maqedonisë, ka deklaruar se problemet mes shqiptarëve dhe maqedonasve, do të përfundoj me integrimin e këtij shteti në Bashkimin Evropian.

Lajme
Gjatë një ligjërate në Fakultetin Filozofikë të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, Mehmeti ka thënë se gjendja ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve nuk është e mirë, por sipas saj, klasa politike duhet të punojë më shumë për ta ndryshuar këtë situatë.
“Në shtetet multietnike tensionet mes grupeve etnike asnjëherë nuk do të zhduken tërësisht. Prandaj klasa politike, elitat politike, zakonisht partitë politike në qeveri, kanë përgjegjësi dhe detyrë paqësore që në vazhdimësi të punojnë në uljen e këtyre tensioneve”.
Deputetja e BDI-së ka thënë se ajo çfarë ndodh në Maqedoni lidhet me vonesa që ky vend po përjeton në rrugën e integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Mehmeti, e cila njëherësh është edhe anëtare në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka thënë se BDI duke qenë pjesë e institucioneve të Maqedonisë, synon përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve dhe integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.
“Ne duam edhe avancimin dhe zgjidhjen e statusit përfundimtare të shqiptarëve edhe integrimin evropianë. Marrëveshja e Ohrit është korniza apo bazamenti i cili në hyrjen e vet përcakton se ky dokument pikat që i përmban japin bazën për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë”.
Mehmeti ka thënë se Maqedonia nuk mund të pretendoj që mund të jetë një shtet anëtarë i barbarët i Bashkimit Evropian, pa realizimin e Marrëveshjes së Ohrit.
E pyetur se pse partitë politike shqiptare nuk arrijnë të kenë një konsensus për cështjet me rëndësi ka thënë se është problem brezave dhe se Maqedonisë i duhet freskim në politikë.
Mehmeti, e cila në zgjedhjet e fundit në Maqedoni kishte dal deputetja më e votuar duke marr 27 mijë vota, ka folur edhe për raportet midis Maqedonisë dhe Kosovës, duke theksuar se partia e saj do vazhdoj të punojë në thellimin e raportit mes këtyre dy vendeve.
“Sot jemi shteti i cili ka më së shumti me numër marrëveshje bilaterale të nënshkruara me Kosovën, 26 të tilla. Do të punojmë, do të angazhohemi që ashti siç, i hoqëm vizat dhe pasaportat me Republikën e Shqipërisë, Malin e Zi dhe Serbinë, të heqim pasaportat edhe me Kosovën dhe të mundësojmë qarkullimin vetëm me letërnjoftime, që është një trend evropian”, tha ajo.