Maqedonia mund t’i heqë përmendoret për zgjidhjen e çështjes së emrit

Maqedonia paraprakisht do t’i tërheq statujat dhe “tërësisht do ta shkatërrojë planin Shkupi 2014” me qëllim që të hyjë në NATO.

Lajme

09/11/2017 16:41

 

Kështu shkruan portali “DiferNeës”, ku theksohet se Maqedonia do të bëhet anëtare e Aleancës në samitin e ardhshëm që do të mbahet më 11 dhe 12 korrik të vitit 2018.

“Çështja për emrin e IRJM-së, hyn në linjën finale edhe në samitin e NATO-s më 11-12 korrik të vitit 2018 në Bruksel, do të ketë zgjidhje definitive për emrin që do t’i mundësojë ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, të hyjë në Aleancë”, njofton Tv shenja.