Maqedonia e Veriut uron Dimal Bashën
Kryetari i Kuvendi të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka uruar Dimal Bashën pas zgjedhjes së tij Kryetar i Kuvendit të Kosovës. “Marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe institucioneve tona, janë të mbështetura në themele të forta miqësie, vëllazërie dhe bashkëpunimi të ndërsjellë. Këto lidhje, që burojnë nga populli, afërsia dhe vlerat tona të përbashkëta, paraqesin një…

Lajme
Kryetari i Kuvendi të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka uruar Dimal Bashën pas zgjedhjes së tij Kryetar i Kuvendit të Kosovës.
“Marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe institucioneve tona, janë të mbështetura në themele të forta miqësie, vëllazërie dhe bashkëpunimi të ndërsjellë. Këto lidhje, që burojnë nga populli, afërsia dhe vlerat tona të përbashkëta, paraqesin një pasuri të përbashkët për qytetarët e të dy vendeve tona”, tha ai.
Postimi i plotë:
“Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë të përcjell urimet më të përzemërta z. Dimal Bashës për zgjedhjen si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe institucioneve tona, janë të mbështetura në themele të forta miqësie, vëllazërie dhe bashkëpunimi të ndërsjellë. Këto lidhje, që burojnë nga populli, afërsia dhe vlerat tona të përbashkëta, paraqesin një pasuri të përbashkët për qytetarët e të dy vendeve tona.
Jam i bindur se në udhëheqjen tuaj do të vazhdojmë t’i thellojmë më tej këto marrëdhënie përmes dialogut të hapur parlamentar, bashkëpunimit rajonal dhe mbështetjes së përbashkët në proceset euroatlantike.
Ju uroj suksese të shumta në detyrën fisnike dhe shpreh gatishmërinë time të plotë për bashkëpunim të afërt dhe konstruktiv.
Me respekt,
Afrim Gashi
Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.