Maqedonci takoi ambasadorin francez, flasin për çështjet e sigurisë
Ambasadori francez në Kosovë, Oliver Guerot, ka qenë mysafir në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. Aty u prit nga ministri Ejup Maqedonci, me të cilin diskutuan për çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimin në mes të të dyja vendeve. Në fokus të këtij takimi ishte forcimi në arritjen e objektivave të përbashkëta. “Ministri i…

Lajme
Ambasadori francez në Kosovë, Oliver Guerot, ka qenë mysafir në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.
Aty u prit nga ministri Ejup Maqedonci, me të cilin diskutuan për çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimin në mes të të dyja vendeve.
Në fokus të këtij takimi ishte forcimi në arritjen e objektivave të përbashkëta.
“Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin patën një diskutim mbi çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimit dypalësh. Në veçanti, takimi u fokusua në forcimin e koordinimit për arritjen e objektivave të përbashkëta dhe në avancimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës. Ministri falënderoi ambasadorin Guerot për mbështetjen e vazhdueshme të Francës dhe angazhimin e tij në thellimin e marrëdhënieve bilaterale”, thuhet në njoftim.