Maqedonci takohet me ministrin britanik të Mbrojtjes, falënderon Britaninë për mbështetjen ndaj Kosovës
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë qëndrimit të tij në Turqia është takuar me Ministrin e Shtetit për Mbrojtje të Mbretëria e Bashkuar, Lord Vernon Coaker. Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka bërë të ditur se gjatë takimit ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë…
Lajme
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë qëndrimit të tij në Turqia është takuar me Ministrin e Shtetit për Mbrojtje të Mbretëria e Bashkuar, Lord Vernon Coaker.
Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka bërë të ditur se gjatë takimit ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës ndër vite.
Ai theksoi se Britania ka luajtur rol të rëndësishëm në proceset shtetformuese, si dhe në forcimin e institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes së Kosovës.
“Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe rolin e rëndësishëm që Mbretëria e Bashkuar ka luajtur përgjatë proceseve shtetformuese dhe forcimit të institucioneve të sigurisë e mbrojtjes së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci. /Lajmi.net/