Maqedonci pritet në takim nga homologu i tij finlandez: E njoftova për zhvillimet e fundit e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po qëndron në Finlandë ku është takuar me homologun e tij finlandez. Maqedonci ka njoftuar se Ministrin finlandez e ka njoftuar rreth zhvillimeve të fundit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor. “Ministrin Antti Häkkänen e njoftova rreth zhvillimeve të fundit të sigurisë në regjionin e Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë…

Lajme

21/02/2024 16:26

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po qëndron në Finlandë ku është takuar me homologun e tij finlandez.

Maqedonci ka njoftuar se Ministrin finlandez e ka njoftuar rreth zhvillimeve të fundit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

“Ministrin Antti Häkkänen e njoftova rreth zhvillimeve të fundit të sigurisë në regjionin e Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë rreth sigurisë në Republikën e Kosovës dhe kërcënimeve me të cilat po ballafaqohet vendi ynë. Gjithashtu e informova rreth zhvillimit të kapaciteteve të mbrojtjes dhe nevojës për mbështetje nga partnerët në këtë kohë kur demokracia dhe siguria globale po cenohet nga qasja hegjemoniste e akterëve autokratik”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Ai ka shkruar se Ministri Häkkänen theksoj se Finlanda do të vazhdoj të mbështesë fuqishëm integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në NATO si dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të Ministrisë së Mbrojtjes së Finlandës për të thelluar bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Gjatë takimit diskutuam edhe për nevojën e vazhdimit të mbështetjes së luftës së drejtë të popullit të Ukrainës si dhe mundësitë për bashkëpunimin në mes të vendeve tona në fushën e industrisë së mbrojtjes”, ka shkruar Maqedonci. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: