Maqedonci pret në takim komandantin e KFOR-it, diskutohet situata e sigurisë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është takuar sot me komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özcan Ulutaş. Në këtë takim thuhet të jetë diskutuar rreth situatës së sigurisë në nivel regjional dhe global. “Gjithashtu shpreha dhe gatishmërinë për vazhdimin e koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe…

Lajme

24/10/2025 12:14

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është takuar sot me komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özcan Ulutaş.

Në këtë takim thuhet të jetë diskutuar rreth situatës së sigurisë në nivel regjional dhe global.

“Gjithashtu shpreha dhe gatishmërinë për vazhdimin e koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë”,deklaroi ministri në detyrë./Lajmi.net/