Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shkak të presionit nga Serbia

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka folur për dorëheqjen e pjesëtarëve të FSK-së ku tha se shumica kanë qenë nga komuniteti serb. Ai në ”Click” të RTV21  ka thënë se një numër i madh i pjestarëve të FSK-së kanë qenë nga komuniteti serb, por sipas tij ata u detyran të largohen nga presioni i strukturave…

Lajme

27/11/2024 22:40

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka folur për dorëheqjen e pjesëtarëve të FSK-së ku tha se shumica kanë qenë nga komuniteti serb.

Ai në ”Click” të RTV21  ka thënë se një numër i madh i pjestarëve të FSK-së kanë qenë nga komuniteti serb, por sipas tij ata u detyran të largohen nga presioni i strukturave serbe.

‘’Ne kemi pasur një numër të madh të pjestarëve të FSK-së që kanë ardhur nga komuniteti serb, por fatkeqësisht një numër i madh i tyre u detyra që ta lë ushtrinë e Kosovës si pasojë e presioneve që ata dhe familjet e tyre kanë pasur nga strukturat e sigurisë në Serbi’’, tha Maqedonci