Maqedonci në takim lamtumirës me Atasheun e Mbrojtjes së Kroacisë, e falënderoi për shërbimin e tij

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës Atasheun e Mbrojtjes të Kroacisë në Kosovë, Kolonel Stjepan Domjancic. Me këtë rast, ministri ka falënderuar Kolonelin për shërbimin e tij dhe kontributin e dhënë në avancimin e kapaciteteve të FSK-së si dhe rritjen e bashkëpunimit bilateral me Forcat e Armatosura të Kroacisë.…

Lajme

24/06/2025 12:58

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës Atasheun e Mbrojtjes të Kroacisë në Kosovë, Kolonel Stjepan Domjancic.

Me këtë rast, ministri ka falënderuar Kolonelin për shërbimin e tij dhe kontributin e dhënë në avancimin e kapaciteteve të FSK-së si dhe rritjen e bashkëpunimit bilateral me Forcat e Armatosura të Kroacisë.

“Ministri në detyrë Ejup Maqedonci priti në takim lamtumirës Atasheun e Mbrojtjes të Kroacisë në Kosovë, Kolonel Stjepan Domjancic së bashku me ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Danijela Barisic. Me këtë rast, ministri e falenderoi Kolonel Domjancic për shërbimin e tij dhe kontributin e dhënë në avancimin e kapaciteteve të FSK-së si dhe rritjen e bashkëpunimit bilateral me Forcat e Armatosura të Kroacisë”, thuhet në njoftim